Kategoria e Parë/ Besa triumfon ndaj Kukësit, verilindorët rrezikojnë mbijetesën

Kategoria e Parë e futbollit në vend zhvilloi ndeshjen e katërt për javën e 23-të. Këtë të diel në fushën e Plugut në Lushnje, Besa fitoi si vendase 2-1 kundër Kukësit.

Kavajasit që vijojnë të jenë pa një stadium e shohin veten të migrojnë çdo dy javë për të gjetur një shtëpi dhe paçka se i zhvillojnë të gjitha ndeshjet në udhëtim janë pretendentë për Superligën.

Sot ndeshja u zhbllokua nga Abdulai në minutën e 26-të, ndërsa Patric Nonato në fundin e pjesës së parë i dha skuadrës së Emiliano Çelës avantazhin e dyfishtë.

Kukësi mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 45+4, pasi Malaj doli me karton të kuq. Edhe pse verilindorët shkurtuan me Avdiun në fillimin e pjesës së dytë, suksesi shkoi për Besën.

SHKARKO APP