Kategoria e Parë, incident i rëndë në Mamurras, një futbollist i Tërbunit pa ndjenja
nga tifozët. Lojtari Senad Leka ka qëndruar për pak kohë pa ndjenja, ndërsa në fushë ka mbërritur edhe një auto-ambulancë që e ka shoqëruar për në spital. Kjo ngjarje e shëmtuar është regjistruar një javë pas incidenteve në stadiumin ‘Elbasan Arena’ të Elbasanit, ku tifozët u përleshëm me njëri-tjetrin, madje shkulën edhe stolat e stadiumit. Mamurrasi e Tërbuni konsiderohen ekipe rivale në garë për t’u ngjitur në një kategori më lart. Ndeshja u fuitua nga ekipi i Pukës, me rezultatin 1-0, që u ngjit në vend të dytë. Golin e shënoi Greca në ’33, gol që mbeti në fuqi deri në fund. Këtë grup e kryeson Besëlidhja, që fitoi në Fushë-Krujë ndaj Ilirisë, me gol të Marashit, në ’32. Në Grupin A, Sopoti humbi 1-2 me Lushnjën, në fushë asnjanëse dhe dorëzoi kreun, duke ia lënë “lagunarëve”. Lushnja me këtë fitore, është rreshtuar në një pretendente për t’u rikthyer në Kategorinë Superiore.
Kategoria e Parë/ Java e 8-të – Sot
Grupi A
Iliria-Besëlidhja 0-1
Shënues: Marashi 32’
Mamurrasi-Tërbuni 0-1
Shënues: Greca 33’
Besa-Ada 3-2
Shënues: Kuli 19′, 59′, L.Muco 26′ / Pllumaj 75′, Kiri 83′
Kamza-Burreli 3-1
Shënues: Olatunji 2′, 76′, Koleci 85′ / Myftaraj 90+1′
Kastrioti-Veleçiku 1-1
Shënues: Bakiu 12’ / Djepaxhia 55’
Grupi B
Luftëtari-Shkumbini 2-1
Shënues: L. Shehaj 18′, Mersini 46′ / Lluca 60′ (pen)
Sopoti-Lushnja 1-2
Shënues: Hajdari 89′ / Branica 17′, Ruco 32′
Dinamo-Butrinti 1-1
Shënues: Capa 83′ / Rraboshta 90′
Bylis-Pogradeci 0-2
Shënues: Topallari 4′, Pengu 54′
Tomori-Naftëtari 0-1
Shënues: Zylyftari 90’
KOHA JONË SONDAZH

