Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet te fitorja, triumfojnë edhe Laçi e Pogradeci
Java e 19-të e Kategorisë së Parë dhuroi emocione, gola dhe rivalitet të fortë në të gjitha ndeshjet. Skuadrat kryesuese treguan forcë dhe vazhdimësi, duke arritur fitore të rëndësishme në transfertë.
Skënderbeu u rikthye te suksesi pas barazimit të javës së kaluar, duke mposhtur Besën e Kavajës 3-2 në stadiumin “Luz i Vogël”, në një përballje të luftuar deri në fund.
Laçi vijon serinë pozitive dhe regjistroi fitoren e pestë radhazi, duke triumfuar 2-1 ndaj Burrelit në “Liri Ballabani”, një sukses që e mban skuadrën në garë të fortë për objektivat sezonale.
Fitore të rëndësishme arriti edhe Pogradeci, i cili triumfoi 4-2 ndaj Kastriotit në transfertë. Në takimet e tjera të javës, Korabi mposhti Ilirinë 2-1, ndërsa AF Luftëtari fitoi me përmbysje 3-1 ndaj Kukësit.
Java e 19-të u mbyll me ndeshjen Apolonia-Lushnja, e cila u mbyll në barazim pa gola 0-0 në stadiumin “Loni Papuçiu”, me të dyja skuadrat që ndanë nga një pikë në një përballje të luftuar.
KOHA JONË SONDAZH

