Kategoria e Parë, Tërbuni dhe Lushnja “komandojnë”, rriten shpresat e Dinamos
Tërbuni i Pukës “fluturon” në krye të klasifikimit, në Grupin A të Kategorisë së Parë, falë fitores 2-1 që shënoi pasditen e sotme ndaj Besës. Kavajasit barazuan shifrat në pjesën e parë, por Djarmani shënoi golin e fitores nga fundi i ndeshjes, me vlerën e tre pikëve, duke mbajtur pukjanët të sigurtë në krye të rënditjes. Mamurrasi ka mposhtur pastër Kastriotin 2-0, falë një dopiete të shënuar nga Fonseka dhe ndodhet në vend të dytë. Besëlidhja është mundur në Bureel, 2-1, duke mbetur në vend të tretë, 4 pikë pas kryesuesve.
Lushnja merr kreun e Grupit B, falë disfatës së Sopotit në Sarandë. Dinamo nga ana tjetër afrohet me një pikë larg kreut, dhe mban ritmin drejt Kategorisë Superiore. Janë disa skuadra pretendente, që e kanë bërë garën më interesante në grupin e zonës së Jugut, në Kategorinë e Parë. Butrinti luajti “poker” ndaj kryesuesve në Grupin B. Golat e Muços, Dhramit, dopietë e Raboshtës, e Bazajt ndihmuan vendasit të seleksionin një fitore të madhe. Ndërkohë, miqtë e mbyllën takimin me 9 lojtarë. Dinamo fitoi minimalisht në Tiranë ndaj Luftëtarit dhe u ngjit në vend të dytë, në ndjekje të Lushnjës, falë golit të Imamit. Lushnja fitoi por me vështirësi dhe ndihmën e dy 11-metërshave të kontestuar, duke përmbysur shifrat ndaj Bylis 3-2, dhe u kthye në përfundim të javës së 10-të në krye të rënditjes së Grupit B.
Grupi A – Sot
Mamurrasi-Kastrioti 2-0
Shënues: Fonseka 18’, 68’
Burreli-Besëlidhja 2-1
Shënues: Tirani 28’, Rapo 85’, Hoxha 3’
Tërbuni-Besa 2-1
Shënues: Danaj 27’, Djarmani 75’
Nesër
Ada – Iliria
Kamza – Veleçiku
Klasiifkimi
Tërbuni 26 pikë
Mamurrasi 23
Besëlidhja 22
Burreli 12
Besa 10
Veleçiku 10
Kamza 9
Kastrioti 9
Iliria 9
Ada 4
Grupi B
Butrinti-Sopoti 4-0
Shënues: Meta 33’, Dhrami 39’, Raboshta 70’, 88’
Dinamo-Luftëtari 1-0
Shënues: Imami 65’
Lushnja-Bylis 3-2
Shënues: Çela 50’, Dervishi 62’ (11-m) 65’ (11-m) Shehaj 30’, Hoxha 35’
Naftëtari – Pogradeci 0-0
Shkumbini-Tomori 2-1
Shënues: Isai 10’ (11-m) Lluca 72’, Sharavolli 4’
Klasifikimi
Lushnja 17 pikë
Butrinti 16
Sopoti 16
Dinamo 16
Pogradeci 16
Tomori 12
Luftëtari 11
Bylis 11
Naftëtari 10
Shkumnini 9
KOHA JONË SONDAZH

