Kategoria e Parë, udhëheqin Sopoti dhe Tërbuni
Ndeshjet e parafundit të këtij viti në Kategorinë e Parë, ose ato të javës së 11-të, kanë konfirmuar Tërbunin e Pukës në krye të klasifikimit, në Grupin A, dhe thuajse ky ekip është shpallur kampion dimri në zonën e veriut, një javë para mbylljes së garës. Në Grupin B, Sopoti i Librazhdit mban kreun dhe do të diskutojë javën që vjen me Dinamon në Tiranë, vendin e parë. Lushnja mban vendin e dytë në këtë grup, një pikë larg Sopotit dhe Dinamo në vend të tretë, dy pikë pas kryesuesve. Sopoti fitoi në Peqin, në fushë asnjanëse me Luftëtarin e Gjirokastrës, 1-0, në fundin e ndeshjes, falë golit të Lecit. Për të marrë kreun Sopoti përfitoi edhe nga barazimet e Dinamos dhe të Lushnjës, në transfertë.
Sakaq, Tërbuni edhe në rast humbje në ndeshjen e ardhshme e ka të sigurtë kreun, pasi fitoi sot ndaj Kamzës në transfertë 2-1 me gola të Rocës e Ndrecës. Mamurrasi fitoi në fushë të Burrelit 2-1 dhe mban vendin e dytë, ndërsa Besëlidhjes i është dashur të rikthehet në fushën e saj, për të fituar ndaj Adës së Velipojës, 3-2 dhe për të mbetur pretendente, ndoshta fazën tjetër që të rikthehet e para. Në janar, ekipet pritet të ndryshojnë dhe në varësi të merkatos, ato
Grupi A
Besa-Kastrioti 1-1
Shënues: Kuli 67’ , Roshi 64’
Besëlidhja-Ada 3-2
Shënues: Malo 11’, 48’, Gjokeja 45’, Gjini 14’, Gjokaj 52’
Iliria-Veleçiku 3-2
Shënues: Doçi 15’, Lleshi 26’, Balloku 40’, Mustafaji 9’, Djepaxhia 76’ (11-m)
Kamza-Tërbuni 0-2
Shënues: Roca 36′ Greca 48′
Burreli-Mamurrasi 1-2
Shënues: Pirani 48’, Fonseka 38’, Fonseka 58’
Tërbuni 29
Mamurrasi 26
Besëlidhja 25
Iliria 12
Burreli 12
Kamza 12
Besa 11
Kastrioti 10
Veleçiku 10
Ada 7
Grupi B
Bylis-Shkumbini 3-0
Golat: Mustafaraji 45′ 78′ Dervishi 86′
Sopoti-Luftëtari 1-0
Shënues: Lezi 90’
Pogradeci-Lushnja 0-0
Naftëtari-Dinamo 1-1
Shënues: Zylyftari 75’/ Ferraj 40’
Tomori-Butrinti 2-0
Shënues: G. Arbri 18’ (11-m), Uzuni 87′
Klasifikimi
Sopoti 19
Lushnja 18
Dinamo 17
Butrinti 16
Pogradeci 16
Tomori 15
Bylis 14
Luftëtari 11
Naftëtari 11
Shkumbini 9
KOHA JONË SONDAZH

