Kategoria Superiore i shitet Abisnet për 54 milionë lekë

Kategoria Superiore për 3 vitet e ardhshme do të mbajë emrin ABISNET për 54 milionë lekë që shkojnë për klubet e elitës së futbollit shqiptar. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Liga Profesioniste e Futbollit që njofton nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale se këtë të enjte është zhvilluar ankandi për shitjen e emrit të Kategorisë Superiore ku ishin kualifikuar dy kompani, Banka OTP Albania dhe Abisnet.

Në përfundim të ankandit ku vlera fillestare ishte 50 milionë lekë, fituese me ofertën më të mirë ka rezultuar kompania Abisnet, e cila për shumën e 54 milionë lekëve të reja, fiton të drejtën e emrit të kampionatit të futbollit Kategoria Superiore për 3 sezonet e ardhshëm, deri në përfundim të sezonit 2023-2024.

“Ankandi për emrin e kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore”. Sot më datë 03.06.2021, u zhvillua Ankandi për shitjen e emrit të kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore. Në Ankand u kualifikuan që të merrnin pjesë dy shoqëri, ajo “OTP Bank Albania” dhe “Abissnet sh.a.” Vlera fillestare e Ankandit ishte 50 milionë Lekë.

Në përfundim të tij, fitues u shpall shoqëria Abissnet sh.a. e cila e fitoi të drejtën e emrit të kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore” për tre sezonet në vijim 2021–2022, 2022–2023 dhe 2023–2024 me vlerën 54 Milionë lekë”, lexohet në komunikatën e Ligës Profesioniste të Futbollit.

SHKARKO APP