Kategoria Superiore, Kukësi merr “komandën”, “rrëshqet” Partizani
Vllaznia nuk është më ekip që rrezikon rënien, por ndoshta pretendente për një vend në Kupat e Europës. Partizani, që emocionoi tifozët pas fitores në derbi ndaj Tiranës dhe mori kreun e kalsifikimit dy javë më parë, papritur “rrëshqet” dhe zbret nga “froni”. Leksionin më të mirë të kuqtë e morën sot, mbi euforinë, teksa Vllaznia fitoi në “Qemal Stafa” 1-0. Shkodranët kanë arritur një fitore të madhe në kryeqytet përballë Partizanit, fitore kjo falë edhe portierit të pakalueshëm Selimaj. Në një terren të vështirë, kuqeblutë mposhtën Partizanin kryesues, duke e zbritur në vendin e tretë. Goli i Tafilit në ‘38, i ka dhënë shkodranëve fitoren e pestë radhazi në kampionat. Në Korçë, Skënderbeu ka marrë një fitore të rëndësishmë përballë Flamurtarit, duke e mposhtur 1-0. Goli i Olaynkës i jep vendin e dytë në klasifikim korçarëve. Por këtë javë duhet evidentuar Kukësi. Fitoi 1-0 ndaj Tiranës dhe u ngjit në krye të klasifikimit. Goli i Hysës në fillimin e ndeshjes rezultoi vendimtar për verilindorët e drejtuar nga trajneri Artim Shaqiri. Javën që vjen Kukësi do të luajë në Vlorë, ndaj Flamurtarit, dhe me një barazim mund të shpallet kampion dimri. Kur duhet edhe një javë nga përfundimi i sezonit, vlen të theksohet fakti se Skënderbu dhe Kukësi, dy ekipe që kanë rivalizuar në dy edicionet e kaluara deri në fund për titull, janë rikthyer në krye, duke ndarë përkatësisht vendin e parë e të dytë.
Kategoria Superiore
Java e 17-të/ Sot
Skënderbeu-Flamurtari 1-0
Shënues: Olaynka 50’
Partizani-Vllaznia 0-1
Shënues: Tafili 38’
Kukësi-Tirana 1-0
Shënues: Hysa 4’
Laçi-Elbasani 1-0
Shënues: Nimani 75’
Teuta-Apolonia 1-0
Shënues: Nika 36’ (11-m)
Klasifikimi
Kukësi 35
Skënderbeu 33
Partizani 33
Tirana 32
Laçi 24
Vllaznia 23
Flamurtari 22
Teuta 16
Elbasani 9
Apolonia 9
KOHA JONË SONDAZH

