Kategoria Superiore, Partizani “bie” në Vlorë, Tirana “dy shuplaka” Skënderbeut

Surpriza në dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të në Kategorinë Superiore. Takimi mes Flamurtarit dhe Partizanit, i vlefshëm për javën e 16-të të Superiores, u mbyll 1-0 në favor të ekipit vlonjat. Pesë minuta para fundit, kur u duk se ndeshja do të mbyllej në barazim pa gola, Shehaj gjeti rrugën e rrjetës për vendasit dhe i dha tre pikë të çmuara Flamurtarit. Pavarësisht humbjes, Partizani mban kryesimin edhe pas javës së 16-të. Skënderbeu mund ta kishte barazuar me pikë në rast fitoreje, por u ndal nga Tirana, në “Qemal Stafa” 2-0. Tashmë janë bardheblutë, qërikuperojnë  pas humbjes në derbi dhe afrohen në vend të dytë, një pikë larg Partizanit. Tirana, edhe pse u rikthye pa tifozët e saj, e ka nisur më vrullshëm takimin duke sulmuar dhe duke ushtruar presion që në minutat e para. Skënderbeu i Mirel josës tregon në shumë momente paqartësi në lojë. Rasti i parë shënohet në minutën e 5-të  kur Ndikumana niset vrullshëm drejt portës së Shehit, por ndalet në mënyrë të parregullt nga Jashanica dhe arbitri jep faull dhe goditja e dënimit shpërdorohet. Vetëm 3 minuta më vonë është sërish Ndikumana, i cili këtë radhë ndryshon krah dhe mer një top nga mesi i fushës, del i vetëm përballë Shehit, ku nuk e ka aspak të vështirë te realizojë. 1-0. Tirana kalon në epersi. Mbyllen 45 minutat e para me këtë episod dhe me avantazhin e Tiranës. Pjesa e dytë ka nisur menjëherë me ndryshim rezultati. Ndikumna  dyfishon shifrat në minutën e 50-të, pasi përfitoi nga një pakujdesi e e mbrojtjes mike.  Tirana e vendosur mirë në mbrojtje, në minutat e mbetura, ndërsa Skënderbeu u duk se u pajtua me këtë rezultat.  Pa ndonjë rast të veçantë mbyllen 45 minutat e para të ndeshjes, Vllaznia-Laçi, që u zhvillua në “Loro Boriçi”. Edhe pjesa e dytë nuk dha atë që pritej dhe Laçi, edhe pse përpiqet të tregohej më agresiv, nuk e  rrezikoi seriozisht portën e Selimaj. Në minutën e 4-ët shtesë, Vllaznia gjen golin me anë të uruguaianit Soza, i cili shfrytëzon si duhet një krosim dhe realizon një gol të bukur me kokë.  Vllaznia mer fitoren e katërt rradhazi dhe e sheh veten në kuotën e 20 pikëve, 1 pikë më pak se Laçi. Por surprizë ishte fitorja e Elbasanit në Fier, 1-0, që rihap garën në fund të klasifikimit.  Rreth 15 minuta para përfundimit, Lamçja shënoi golin e fitores, duke befasuar vendasit. Elbasani ngjitet në kuotën e 9 pikëve dhe barazon Apoloninë, ndërkohë që Teuta ndodhet pesë pikë para tyre, por ka ndeshje direkte me fierakët, një javë më vonë.

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kategoria Superiore

Swiss Digital Mobile Reklama

Java e 16-të/ Dje

Tirana – Skënderbeu                      2-0

Shënues: Ndikumana 7′ 50′

Vllaznia-Laçi                                     1-0

Shënues:  Soza 90’

Flamurtari-Partizani                         1-0

Shënues: Shehaj 85’

Apolonia-Elbasani                            0-1

Shënues: Lamçja 74′

Të premten

Teuta-Kukësi                                   0-3

Shënues: Pejiç 12’, 17’, Lushtaku 42

 

Klasifikimi

Partizani               33

Tirana                  32

Kukësi                  32

Skënderbeu         30

Flamurtari           22

Laçi                    21

Vllaznia             20

Teuta               13

Elbasani           9

Apolonia           9

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?