Kathimerini: ‘Komplot’ grek për peshëngritjen

Nga George Georgakopoulos,Kathimerini 

Një përplasje ka shpërthyer mes federatës së peshëngritjes së Greqisë dhe asaj të Shqipërisë pas pretendimeve gjatë fundjavës se ish- kampioni olimpik grek dhe trajneri aktual i skuadrës kombëtare, Luan Shabani, ka luajtur rol në dopingun e tre atletëve shqiptarë në Kampionatin Botëror të muajit të shkuar në Kazakistan.

Presidenti i federatës shqiptare, Elez Gjoza, thotë se Shabani ka nënshkruar një marrëveshje për të stërvitur dhe mbikëqyrur personalisht kampionët botërorë Romela Begaj dhe Daniel Godelli, si dhe Hysen Pulakun, që të tre të testuar pozitisht për doping në Kazakistan.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pyes veten se cili vend donte të na dëmtonte? Mendoj se Greqia ishte xheloze për ne,” tha Gjoza për median shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përgjigje ndaj këtyre akuzave- federata greke, e drejtuar nga peshëngritësi legjendar, i lindur në Shqipëri, Pirro Dhima- konfirmoi se atletët shqiptarë janë stërvitur në Greqi për dy muaj, por tha se atyre u janë caktuar të tjerë trajnerë zyrtarë në kampionat.

“Nëse kanë dokumentet që pretendojnë, t’i sjellin,” tha një zëdhënës i federatës greke.

Një tjetër çështje është nëse ka pasur një konflikt interesi, pas pretendimeve se Shabani- po ashtu i lindur në Shqipëri- ka nënshkruar një marrëveshje me federatën e vendit fqinj, ndërkohë që shërben si trajner i Greqisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?