Kërkohen Aguero e De Gea, Reali gati 96 mln euro
Reali Madrid fitoi 3-0 ndaj Eibar dhe një gol e shënoi Ronaldo, ndërsa ekipi i Ancelotti ngushtoi diferencën në 1 pikë me Barcelonën, por katalanasit u përballën mbrëmjen e djeshme me Seviljen. Megjithatë, përveç se nuk është dorëzuar në garë për titull, madrilenët synojnë të përforcohen sezonin tjetër. Sergio Aguero dhe David De Gea janë dy objektivat e mëdhenj të Realit të Madridit për merkaton e verës. Presidenti i Los Blancos Florentino Perez është i gatshëm të bëjë një çmenduri për të transferuar në “Santiago Bernabeu” sulmuesin e Manchester City-it dhe portierin e Manchester United. El Kun është shndërruar në një fiksim për numrin 1 të Realit dhe Perez është i gatshëm t’i ofrojë ekipi anglez plot 96 milionë euro për të bindur sheikun Mansour të lejojë largimin e tij nga “Etihaad Stadium”. Për sa i përket portës, klubi “merengues” nuk heq dorë nga David De Gea. Për gardianin e Manchester United Reali është i gatshëm të ofrojë deri në 40 milionë Euro. Atletiko Madrid barazoi 2-2 me Malaga sot dhe u shkëput nga kryesuesit, ndërsa pritet Barcelona, që nëse fiton në Sevilje do të shkëputet 4 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

