Kili fut në karantinë Sanchez dhe Vidal pas ndeshjeve me kombëtaren
Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal do të vendosen në karantinë në Kili kur të kthehen për të luajtur ndeshjet me ekipin kombëtar të vlefshëm për kualifikuesit e Kupës së Botës. Lajmi u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë Jaime Manalich përpara ndeshjes që skuadra kiliane do të luajë kundër Uruguait (më 26 Mars) dhe kundër Kolumbisë, pesë ditë më vonë.
“Ne nuk bëjmë asnjë dallim në lidhje me profesionin e njerëzve sepse askush nuk është imun ndaj këtij virusi,” tha ai, duke i lënë lojtarët të lirë të përballen me periudhën e izolimit në shtëpitë e tyre ose kolektivisht në ambientet e ekipit kombëtar. Mesfushori i Bolonjës, Gary Medel është ndër lojtarët e tjerë nga Kili që mund të karantinohet pas kthimit në shtëpi. /R.Lika-Koha Jone/