FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kinezët dynden edhe në Angli, ky klub bëhet me pronar aziatik si Milani dhe Interi

Pushtimi kinez i Europës së futbollit nuk mund të ndalet. Premier League, kampionati më i pasur dhe më mediatik në botë, ka tërhequr investitorët nga Azia.

Këtë herë i ka takuar Southampton të ketë një pronar të ri. Ai është multimilioneri Jisheng Gao. Lajmërimi është bërë nga ish-pronarja Katharina Liebherr, e cila ka shkruar një letër për tifozët.

“Si rrjedhojë e një pune të madhe dhe frytdhënëse, kemi nënshkruar një partneritet me familjen Gao dhe jam entuziaste për atë që do të arrijmë bashkë”, ka shkruar Liebherr.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse nuk janë përmendur detajet e operacionit, shtypi anglez ka bërë të ditur se Gao ka blerë 80 për qind të aksioneve të klubit për 210 milionë paund.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?