FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kjo është shifra e frikshme që do të përfitojë Raiola nga shitja e Haaland

Mino Raiola njihet si një ndër agjentët më të mirë në futboll, teksa ka nën menaxhimin shumë lojtarë të njohur si Ibrahimovic, Pogba, Donnarumma apo e Erling Haaland. Pikërisht për këtë të fundit, Raiola po punon aktualisht, pasi ofertat për bomberin janë të shumta.

Norvegjezi pritet të transferohet në një ekip të ri gjatë merkatos së verës dhe në operacionin e transferimit Mino Raiola pritet të marrë komisionin e tij. Sipas mediave, agjenti do të përfitojë një shifër të pabesueshme, ku bëhet fjalë për rreth 30 milionë euro.

Pra, ekipi që do të marrë Haaland, përveç të tjerave do të paguajë edhe 30 milionë euro komision për Mino Raiolën. Kujtojmë se agjenti ka fituar edhe 10 milionë euro më parë nga transferimi i Haaland nga Salzburgu te Dortmund.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?