Klasikja pa fitues në Shkodër, Shkëmbi: Donim rezultat tjetër, tani Tirana duhet të përmirësohet

Klasikja e zhvilluar në Shkodër mes Vllaznisë dhe Tiranës ka prodhuar 4 gola, por jo fitues. Bardheblutë kaluan dy herë në avantazh, por Vllaznia baraspeshoi me kapitenin Bekim Balaj, i cili realizoi dopietë.

”Kur kalon dy herë në disavantazh sigurisht që nuk mund të jesh i kënaqur me këtë ndeshje. Mënyra si shkoi loja nuk më pëlqeu, sidomos në pjesën e parë ku bëmë gabime teknike dhe taktika. Ndryshuam në pjesën e dytë, por në fund mund të them se rezultati ishte i drejtë”,-tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

”Mirë do ishte të kishim fituar, por duhet të shohim parë dhe të evidentojmë ato momente ku kemi gabuar, kur nuk kemi administruar mirë lojën dhe të përmirësohemi”,-tha Bledi Shkëmbi, trajner i Tiranës.

Në javën e dytë të Superligës Partizani gjeti fitoren e parë të sezonit, teksa mposhti në Arenën e Demave 2-1 Skënderbeun. Me të njëjtin rezultat edhe Egnatia mori tre pikët kundër Laçit, ndërsa sot luhet Bylis-Dinamo, por edhe Elbasani-Teuta në orën 20:00, që mbyll edhe javën e dytë të Superligës.

SHKARKO APP