Klopp: Ai i Realit nuk ishte stadium, ai i vërtetë është “Anfield Road”

Real Madrid arriti të fitojë 3-1 ndaj Liverpool në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, e luajtur në stadiumin stërvitor të Real Madrid, “Alfredo Di Stefano”, prej punimeve që po bëhen në “Santiago Bernabeu”.

Ai është një arenë e vogël, e matshme me stadiumet në vendin tonë, që për ekipe të tillë janë shumë minimaliste. Të luajturit në një stadium të tillë nuk e ka motivuar aspak Klopp, i cili pas ndeshjes u shpreh se ai nuk ishte stadium, sipas tij një të tillë të vërtetë Reali do e shohë në kthim.

“Në kthim do të jetë një detyrë e vështirë për Real Madrid, me ose pa publik në Anfield. Sot (dje) ishte shumë e çuditshme sepse ishte një tjetër situatë, ai nuk është stadium. Anfield është një stadium i vërtetë dhe për ne do të jetë shumë më mirë”, u shpreh Klopp.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?