Klopp kërkon te Liverpooli golashënuesin më të mirë në Seria A

Lazio rrezikon që të humbasë Ciro Immobilen. Klubi bardhekaltër edhe pse dëshiron të rinovojë me të, së fundmi nuk mungojnë ofertat e shumta për shërbimet e tij.

Gattuso e do te Napoli kryegolashënuesin e Serie A, Carlo Ancelotti e kërkon te Evertoni ndërsa së fundmi në skenë për Immobilen ka dalë edhe Liverpooli. Klopp i cili e ka patur edhe te Dortmundi Immobilen tashmë e do  te The “Reds”.

Futbollisti italian nuk është se kaloi një aventurë shumë të mirë në Gjermani, dhe është në dilemë nëse kjo aventurë te Klopp do të jetë hapi i duhur në karrierën e tij. Rendimenti i golave këtë sezon është i frikshëm, por përshtatja me një futboll si në Premier League, nuk do të jetë e thjeshtë.

 

SHKARKO APP