Klopp mesazh prekës për Jota-n: Ky është një moment ku mezi ia dal!

Humbja tragjike e Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva ka shkaktuar trishtim të thellë dhe reagime të dhimbshme në të gjithë botën e futbollit. Mes shumë mesazheve të ngushëllimit, spikat ai i ish-trajnerit të Liverpoolit, Jürgen Klopp, i cili ndau emocionet e tij në një postim prekës në Instagram.

“Ky është një moment ku mezi ia dal!”, shkroi Klopp, duke shprehur pafuqinë e tij përballë kësaj tragjedie të papritur.

“Duhet të ketë një qëllim më të madh për gjithçka… por nuk po e shoh! Kam zemrën e thyer që dëgjova për ndarjen nga jeta të Diogos dhe André-s.”

Trajneri gjerman nuk e kujtoi Jotën vetëm si futbollist, por edhe si njeri të jashtëzakonshëm: “Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i madh, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe plot kujdes! Do të na mungosh pafund!”

Klopp e mbylli mesazhin me një lutje të ndjerë për familjen: “Të gjitha lutjet, mendimet dhe forca ime shkojnë për Rute-n, fëmijët, familjen, miqtë dhe për të gjithë ata që i deshën! Prehuni në paqe, me dashuri.”

 

SHKARKO APP