Klopp: S’kemi asgjë për të humbur, do tentojmë përmbysjen ndaj Realit!
Liverpooli pësoi një humbje 3-1 në çerekfinalen e parë ndaj Realit në Madrid, ndërkohë që nesër në mbrëmje do të tentojë përmbysje. Skuadra e Jurgen Klopp me një fitore 2-0 do të sigurojë një biletë për në gjysmëfinale. Optimist para duelit është shfaqur edhe trajneri i “Të Kuqve”.
“Kur e nis nga 3-1, duket sikur nuk ke shumë për të humbur, kështu që ne do të përpiqemi. Rezultati tregoi se ata ishin më të mirë se ne, por ishte vetëm gjysma e punës. Duhet të krijojmë atmosferën tonë. Mospasja e tifozëve është thjesht një problem i shtuar.
Po luaja disa vite më parë me Dortmund, kemi humbur 3-0 në ndeshjen e parë. Gazetarët më pyetën nëse kishte mbaruar dhe unë thashë ndoshta, se çfarë mund të bënim. Në ndeshjen e dytë fituam 2-0, por më e rëndësishme është performanca.
Duhet të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen e nesërme. Nuk kemi asgjë për të humbur. Nuk mund t’i marrim përmbysjet si të mirëqena, veçanërisht pa tifozët në tribuna. Goli i parë i Real Madridit ishte një pasim i gjatë i shkëlqyeshëm. Në dy golat e tjerë nuk u mbrojtëm mjaftueshëm mirë. Duhet të ndryshojmë shumë gjëra për mirë”, deklaroi Klopp.
KOHA JONË SONDAZH

