Klubet e mëdha në Premier League ankand për Semenyo në merkaton e janarit

Sipas asaj që raporton Sky Sports në Angli, po shtohet ndjeshëm numri i klubeve të mëdha të interesuara për sulmuesin e Bournemouth, Antoine Semenyo. Pas Liverpoolit, Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt, edhe Chelsea ka hyrë zyrtarisht në garë për shërbimet e futbollistit.

“Blutë” e Londrës kanë kërkuar informacione mbi kërkesat financiare të Bournemouth dhe mënyrat e mundshme të pagesës, megjithatë në këtë fazë nuk po mendojnë për një transferim të përhershëm. Aktualisht, Manchester City i Pep Guardiolës konsiderohet në pole position për të siguruar firmën e sulmuesit, edhe pse ende nuk ka një marrëveshje të arritur mes palëve. Një faktor i rëndësishëm mbetet edhe dëshira e vetë lojtarit, i cili shihet me sy të mirë një transferim te kampionët e Anglisë.

Semenyo ka në kontratë një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh (rreth 74.4 milionë euro), e vlefshme duke nisur nga janari. Në të kaluarën interes kishte shfaqur edhe Tottenham, por londinezët duket se janë tërhequr nga pista.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?