Kohë pushimesh, Ronaldo shfaqet i lumtur me djalin
Pas një viti të shkëlqyer me Realin e Madridt dhe një turneu të vështirë në Botëror me Portugalinë, Cristiano Ronaldo, po i kalon këtë ditë, të fundvitit, larg futbollit. Super-ylli portugez po i gëzohet momentalisht pushimeve dy-javore në La Liga, teksa ndihmoi “Los Blancos” të fitojë trofeun e Kupës së Botës për klub, në Marok.
Ai më pas udhëtoi drejt vendlindjes së tij, Portugali, për të parë imazhin e vetes së tij, të gdhendur në një statujë. Një ditë më pas, Ronaldo në “Instagram” tregoi imazhe të tjera me djalin e tij, Cristiano Junior, dhe modelen Irina Shayk. Bashkëngjitur fotos, ai shkroi: – “Këndshëm, të qetësohesh dhe të kesh gëzime të tilla në ditë pushimesh.” Ai do t’i bashkohet Realit, në përballjen e fillimit të vitit tjetër në La Liga, ndaj Valencias dhe e pret më pas përballë derbi ndaj Atletikos së Madridit, më 7 janar,e vlefshme për Kupën e Mbretit, për një vend të 16 më të mirat e këtij kompeticoni. Më 12 janar, në Zurih të Zvicrës Ronaldo shpreson të ngrejë trofeun e tretë të Topit të Artë, në karrierë.
Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

