FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kombëtaret shqiptare me drejtor teknik italian, nesër zyrtarizimi

Kombëtaret shqiptare të futbollit do të kenë një drejtor teknik italian. Bëhet fjalë për trajnerin italian 66-vjeçar, Masimo Morxhia. Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë tekniku nga Roma në një komunikim me mediat italiane. Për shërbimet e tij interesohet edhe skuadra e Noçerinës, por nëse nesër arrihet akordi me FSHF-në, ai do të zgjedhjë të vijë në Shqipëri.

“Më ka ardhur një ofertë nga Federata Shqiptare e Futbollit për të qenë drejtor teknik i të gjithë ekipeve përfaqësuese dhe më kanë thënë se brenda të martës do ta mbyllim marrëveshjen. U kërkova nëse do ishte e mundur që ta mbyllnim më herët, por ata janë edhe duke kërkuar trajner të ri për ekipin kombëtar dhe normalisht që kjo çështje është më e rëndësishme.

Mu bë shumë qejfi nga oferta që mora sepse në këtë moshë një pozicion i tillë në një federatë futbolli do të ishte kurorëzim i karrierës sime. Nëse nuk shkoj në Shqipëri, do të marr drejtimin e Noçerinës”, tha Morxhia për “La Citta”./panoramasport/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?