Kombëtarja e femrave dështon në miqësoren e parë me Slloveninë

Kombëtarja e femrave e drejtuar nga Armir Grima ka zhvilluar ditën e sotme një takim miqësor në “Elbasan Arena” me Slloveninë.

Vajzat kuqezi e kanë humbur këtë sfidën me rezultatin 0-2.  Golat për sllovenet i ka shënuar Zver në minutën e 45-të me penallti dhe Kralj në minutën e 67-të.

Federata Shqiptare e Futbollit ka planifikuar që të zhvillojë edhe një tjetër takim miqësor me ekipin e femrave të Sllovenisë. Ndeshja e dytë do të zhvillohet në datën 9 qershor në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?