Kombëtarja favorite absolute ndaj Andorrës, fitorja shihet si detyrim

Shqipëria do të kërkojë të marrë pikët e para në eliminatoret e Kupës së Botës 2026, por nuk do të jetë aspak një mision i thjeshtë dueli ndaj Andorrës.
Në letër duket një sfidë pa shumë histori, me ekipin e Sylvinho-s që shihet si favorit absolut, teksa një fitore e mundshme vlerësohet me koeficientin 1,2.
Pavarësisht këtij fakti, Andorra nuk ka qenë kurrë një rival kaq komod, në 6 përballje kemi marrë 4 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.
Në dy takimet e fundit, kemi arritur t’i marrim 6 pikë të plota, por në të dy rastet kemi vuajtur jo pak duke triumfuar 1-0.