Kombëtarja humbet sulmuesin për duelin ndaj Hungarisë
Sulmuesi Bekim Balaj nuk do të jetë në dispoziocion për transfertën e nesërme ndaj Hungarisë. Shkodrani pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes të së mërkurës dhe do t’i mungojë Kombëtares në sfidën e radhës.
Mungesa tjetër është ajo e Erion Hoxhallarit i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe braktisi grumbullimin për t’u karantinuar.
Shqipëria do të përballet nesër ndaj Hungarisë në stadiumin “Puskas Arena” në orën 20:45, ndërkohë që më pas do të presë Poloninë në “Air Albania”. Kuqezinjtë janë në garë për vendin e dytë në Grupin I.