Komisioni i Etikës mban në ankth 4 klube të Superiores
Deklarata e trajnerit të Partizanit, Sulejman Starovës, në studion e Supersport sjell skenare të reja për përgatitjen e skuadrave.
Partizani, Skënderbeu, Luftëtari, por edhe Tirana janë me sytë nga Etika, në pritje të vendimit që ky komision do të marë për korçarët.
Trajneri i të kuqve u duk i bindur që për Partizanin do të akordohet titulli i edicionit të kaluar, çka do të jetë i 16-ti në historinë e klubit kryeqytetas.
Me sytë nga Etika është edhe Luftëtari, që ka bërë të ditur se faza përgatitore do të nisë më 9 qershor, një ditë pasi komisioni të dalë me vendimin përfundimtar. Gjirokastritët u renditën të katërt në kampionat dhe pasi Tirana fitoi Kupën, bluzinjtë humbën të drejtën për të qënë në Europa League. Megjithatë fakti që kanë paralajmëruar nisjen e pregatitjeve kaq herët tregon se drejtuesit e Luftëtarit shpresojnë në një vendim në favor të Komisionit të Etikës.
E interesuara më e madhe është Tirana, që këtë edicion njohu pikën më të errët të historisë së saj, me rënien në Kategorinë e Parë. Bardheblutë që do të marin pjesë në Europa League si fitues të Kupës së Shqipërisë, shpresojnë të përfitojnë nga dënimi i Skënderbeut.
Ndërkohë vetë korçarët kanë paralajmëruar nisjen e përgatitjeve më 8 qershor, ditën që komisioni do të dalë me vendimin zyrtar. Madje drejtuesit e Skënderbeut kanë bërë të ditur që në këtë datë skuadra do të udhëtojë drejt Sllovenisë për të vijuar fazën përgatitore në pritje për të mësuar emrin e kundërshtarit në Europa League.
KOHA JONË SONDAZH

