Konfirmohet dëmtimi i Hysajt, humbet sfidën ndaj Juventusit

Elseid Hysaj mbrëmjen e djeshme u zëvendësua në minutën e 42-të të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Napolit që përfundoi me fitoren 3-1 të bergamaskëve rezultat që çoi në finale skuadrën e Gasperinit.

Zëvendësimi i mbrojtësit shqiptar me Mario Ruin nuk kishte të bënte me një zgjedhje teknike të trajnerit Gattuso por me një dëmtim muskulor të pësuar nga Hysaj të cilin e ka bërë të ditur vetë klubi i kaltër.

Në komunikatën e Napolit shkruhet që Hysaj ka probleme në pulpën e këmbës së majtë. Rikuperimi i muskulit të pulpës varion nga 3 ditë deri në 6 javë në varësi të shkallës së dëmtimit. Në këtë mënyrë ai do të humbasë me siguri sfidën e së shtunës ndaj Juventusit.

 

SHKARKO APP