Konfirmohet: Lukaku largohet nga Evertoni
Sporti E Premte, 21 Maj 2021 01:48
Romelu Lukaku në fund të sezonit do të largohet nga Evertoni.
Lajmi është konfirmuar nga trajneri, Ronald Koeman ndërsa sulmuesi belg nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me klubin aktual.
“Ai më tha se nuk do të vazhdojë kontratën me Evertonin”, u shpreh Koeman.
Lukaku është golashënuesi më i mirë në Premier League me 23 gola, ndërsa klubi i Chelseas është i gatshëm të bëjë çmendurinë për të transferuar sulmuesin 23-vjeçar.

KOHA JONË SONDAZH

