Korabi konfirmon trajnerin Deliallisi

Alfred Deliallisi do të jetë trajner i Korabit për sezonin 2025-2026. Klubi dibran ka konfirmuar 32-vjeçarin në stol, pasi i shpëtoi nga mbijetesa në sezonin e fundit. Ai mori drejtimin e Korabit në muajin mars dhe falë rezultateve pozitive, arriti të shmangë mbijetesën, ndërsa tani do të synohet renditja në gjashtë vendet e para.

“Deliallisi në drejtim të KF Korabi për 2025-2026! Pas një viti të vështirë ku arritëm objektivin kryesor dhe shpëtuam sezonin me shumë dinjitet, Klubi i Futbollit Korabi është i lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës me trajnerin tonë, Alfred Deliallisi.

Sot, pas një vizite në qytetin tonë të Peshkopisë dhe ambientet sportive të klubit, u zhvillua prezantimi zyrtar i trajnerit dhe u shpalosën objektivat ambicioze për sezonin e ardhshëm. Me punën e përbashkët dhe përkushtimin, jemi të bindur se do të arrijmë suksese edhe më të mëdha. Bashkë me ju, ne vazhdojmë të ndërtojmë historinë e Korabit”, njofton klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?