“Kosova është zemra e Serbisë”, UEFA duhet të marrë masa ndaj ekipit boshnjak pas skandalit

Egnatia humbi minimalisht ndeshjen e parë në turin kualifikues të Champions League, ndaj boshnjakëve të Banja Luka, të cilët shënuan golin e vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes.

Megjithatë, ndeshja u shoqërua me tensione, që nuk kishin të bëjnë me futbollin. Gjatë ndeshjes, në mes të stadiumit, u shfaq harta e Kosovës me flamurin serb në qendër të saj, ndërsa loja vijoi normalisht për minuta të tëra.

Në stadium pati edhe kore raciste, dhe lojtarët e Egnatias protestuan duke kërkuar ndërprerjen e ndeshjes duke detyruar delegatin e UEFA-s të zbresë në fushë për të sqaruar situatën.

Thirrjet “Kosova është zemra e Serbisë”, bënë që ndeshja të ndërpritet në minutën e 70-të, për të rifilluar sërish pas disa minutave.

SHKARKO APP