Kosova fiton me dopietën e Rashicës miqësoren ndaj Maltës

Kosova regjistron një tjetër sukses, këtë herë me rezultatin 2-1 në miqësoren e radhës ndaj Maltës, ndeshje që u zhvillua në fushën asnjanëse të Klagenfurtit, në Austri. Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të nga ana e Milot Rashicës, që sot luajti si një sulmues i fshehtë dhe pas një asisti të marrë nga ana e Lirim Kastratit, gjuajti saktë duke dërguar topin në rrjetën e maltezëve.

“Dardanët” dominuan pjesën e parë dhe krijuan edhe mundësi të tjera shënimi, por nuk ia dolën, ndërsa maltezët gjetën golin e barazimit në shtesën e pjesës së parë me anë të Dimech, i cili shënoi që me rastin e parë.

Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, mbrojtësit e Maltës gabojnë në kombinimet me njëri-tjetrin duke i dhënë mundësinë Rashicës që të shënojë edhe golin e dytë në këtë sfidë.

SHKARKO APP