Kosova merr vendimin e rëndësishëm, rikthen tifozët në stadiume

Pas rikthimit të futbollit thuajse në gjitha kampionatet europiane, trishtues është fakti se stadiumet janë bosh, pasi tifozët nuk lejohen për shkak të pandemisë.

Megjithatë, po punohet për rikthimin e tyre në tribuna dhe së fundmi, futbolli në Kosovë ka marrë një lajm mjaft të gëzueshëm pasi nga kjo javë dyert e stadiumeve do të hapen dhe shkallët nuk do të jenë bosh.

Kështu, pas Malit të Zi, Hungarisë dhe Serbisë, Kosova tashmë bëhet vendi i radhës që lejon futbollin të jetë i plotë në të gjithë spektaklin që dhuron.

Ndërkohë, shpresohet që edhe në Shqipëri të shikohet mundësia e një vendimi të tillë duke qenë se tifozët janë një nga aspektet më të rëndësishëm të skuadrave, ndërsa stadiumet të cilat janë ambiente të hapura dhe shumëvendëshe gjithashtu krijojnë edhe mundësinë për të pasur distancim brenda rregullave.

SHKARKO APP