FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Kot që vajtëm hëngrëm drru nga Partizani”, Të Kuqtë provokojnë para derbit (VIDEO)

Partizani do të përballet me Tiranën të shtunën në derbin e kryeqytetit, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren për të qëndruar në garë për titullin.

Edhe pse kanë mbetur edhe 4 ditë, ngacmimet në distancë në rrjetet sociale, kanë nisur që tani mes dy klubeve. Ka qenë klubi i Partizanit, që së fundmi ka postuar një video, për derbin, të cilën e nis me një fragment nga filmi i njohur shqiptar “Shoku ynë Tili”.

Partizani ka postuar fjalët e aktorit kryesor, ku në film thotë: “Po ç’e do, kot që vajtëm, hëngrëm dru nga Partizani si herët”. Një provokim i drejtpërdrejtë ky nga klubi i kuq, që pas fragmentit të filmit, vazhdon pjesën tjetër të videos me momente nga derbit e fituar prej tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?