FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriza ekonomike/ Barcelona paralajmëron 14 futbollistë për largim nga skuadra

Barcelona pritet të jetë shumë aktive në merkaton e verës. Tifozët shpresojnë që Leo Messi të rinovojë dhe ekipi i tyre i zemrës të nisë një cikël të ri fitues me Joan Laportën si president. Ky i fundit ka vendosur të bëjë një revolucion të vërtetë në fund të sezonit. Klubi katalanas po kalon një moment të vështirë ekonomik dhe drejtuesit e klubit po krijojnë një plan për të ulur shpenzimet e shumta.

Në listën e përpiluar janë 14 futbollistë, të cilëve do u kërkohet ulja e rrogës. Kush nuk pranon do të përfundojë në merkato. Lojtarë si Pique, Jordi Alba, Busquets apo Sergio Roberts, duhet të bëjnë një sakrificë financiare për të vijuar karrierën te Barcelona.

Diskutim i ndryshëm për Riqui, Neto, Umtiti, Junior, Pjanic, Coutinho, Griezmann, Matheus, Braithwaite dhe Dembele. Këta 10 futbollistë ndodhen zyrtarisht në merkato dhe klubi katalanas shpreson të përfitojë sa më shumë nga shitjet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?