Kryendeshja e mbrëmjes/ Formacionet zyrtare të Napoli-Milan
Napoli-Milan, që starton në 20:45, është kryendeshja e javës së tetë në Serie A.
Kuqezinjtë vijnë në këtë takim pas barazimit 2-2 në shtëpi përballë Veronas dhe do të tentojnë sot në mbrëmje të rimarrin vendin e parë në kampionat. Ndërsa Napoli, në kuotën e 17 pikëve, do të tentojë të arrijë në rënditje pikërisht Milanin.
Precedentë dhe statistika – Napoli nuk njeh humbje përballë Milanit në kampionat që prej 11 ndeshjesh. “Të kaltrit” kanë regjistruar 6 fitore dhe 5 barazime, ndërsa suksesi i fundit i kuqezinjëve daton më 14 dhjetor 2014 kur Milani, i drejtuar nga Pippo Inzaghi fitonte 2-0 ndaj Napolit të Rafa Benitez me gola të Menez dhe Bonaventura, .
Formacionet zyrtare:
NAPOLI – Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Bakayoko, Fabian Ruiz; Politano, Lozano, Insigne; Mertens.
MILAN – Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessié, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic.
/Ora News