Ku ka humbur Ronaldinjo?

Ronaldinjo përbën lajm edhe kur nuk dhuron magji në fushën e blertë.

Ish- sulmuesi i Brazilit është kthyer në çështje në Meksikë, ku aventura e tij me Queretaron nisi në mënyrën më të mirë.

"Gaucho" është zhdukur që prej 15 ditesh pa lënë asnjë gjurmë dhe presidenti i klubit po e humbet durimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Nëse nuk vjen gjatë javës së ardhshme duhet të marrin një vendim. Ka humbur një pjesë të madhe të fazës përgatitore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Askush nuk qëndron mbi këtë klub", u shpreh kreu i klubit meksikan, që i dërgon një sinjal të qartë ish- sulmuesit të Barcelonës dhe Milanit.

Mediat flasin për pushime të zgjatura pa asnjë motiv për Ronaldinjon që rrezikon të humbasë edhe aventurën meksikane ku u rikthye në nivelet më të larta, edhe pse karriera e tij është drejt perëndimit.

4 muaj më parë ai nënshkroi për Queretaron, duke u kthyer në një simbol të klubit brenda pak kohësh.

Ai numëron 9 ndeshje tyë luajtura dhe 3 gola të shënuar me skuadrën meksikane, me të cilën ka një kontratë deri në fund të sezonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?