Kualifikim spektakolar, Shqipëria fiton kundër Greqisë
Kombëtarja e Femrave ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme kundër Greqisë. Skuadra e drejtuar nga, Armir Grima, ka fituar me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena” duke arritur një kualfikim mëse më të merituar.
Kuqezinjtë arritën që të zhvillonin një 90-minutësh mjaft pozitiv duke dominuar përballë kombëtares greke.
Kombëtarja jonë arriti që të kalojë e para në avantazh në minutën e 16-të me ane të Docit.
Por, gëzimi I vendasve nuk zgjati shumë pasi Greqia barazoi rezultatin vetëm pas 2-minutash në të 18-tën me anë të Nati.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit një gol mjaft i bukur i Furtuna Velajt shokoi grekët që largohen kokë ulur nga “Elbasan Arena”.
Kombëtarja shqiptare e femrave tashmë ka siguruar një kualifikim madhështor për në raundin eliminator të Kupës së Botës 2019.
KOHA JONË SONDAZH

