Kualifikohen ekipet favorite në Europa League, Roma-United në gjysmëfinale (VIDEO)
Roma, United, Arsenal dhe Villareal janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të këtij edicioni në Europa League. Verdhekuqë barazuan 1-1 në duelin e kthimit ndaj Ajax, pas triumfit 2-1 në duelin e parë. Brobbey realizoi në fillimin e pjesës së dytë për holandezët, por Dzeko do të barazonte rezultatin në minutën e 72-të.
United fitoi sërish 2-0 ndaj Granada-s si në duelin e parë. Cavani dhe një autogol i Vallejo vendosën duelin. Arsenali pas barazimit në sfidën e parë, fitoi 4-0 duelin e kthimit me golat e shënuar nga dy gola të Lacazette, një nga Pepe dhe një nga Saka. Në gjysmëfinale do të kemi super duelin mes United dhe Romës, ndërkohë që Arsenali do të sfidojë Villarealin. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

