Kualifikueset e Botërorit 2026, sot luhet sfida Zvicër-Kosovë. Në Prishtinë ka optimizëm

Sonte në orën 20:45, zhvillohet përballja mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Grupi B. Takimi do të luhet në Zvicër dhe pritet me shumë interes nga të dyja kombëtaret, të cilat kanë objektiva të qarta për të siguruar një vend në turneun më të madh të futbollit botëror.

UEFA ka caktuar gjyqtarin polak Szymon Marciniak si kryesor të ndeshjes, një emër me përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare. Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë në shkallët e stadiumit, pasi përballja ka një ngarkesë të veçantë emocionale për shkak të lidhjeve të forta mes dy vendeve. Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka deklaruar se këtë herë duelin me Kosovën nuk e sheh më si një ndeshje me karakter vëllazëror, duke nënvizuar rëndësinë e pikëve në këtë garë kualifikuese. Nga ana tjetër, trajneri i Kosovës, Franco Foda, dhe sulmuesi Vedat Muriqi janë shprehur optimistë se ekipi i tyre mund të arrijë një rezultat pozitiv kundër Zvicrës.

Kosova vjen në këtë sfidë me besim te brezi i ri i lojtarëve, ndërsa Zvicra mbetet favorite për shkak të përvojës dhe rezultateve të arritura ndër vite. Ky takim konsiderohet vendimtar për ecurinë e të dyja kombëtareve në grupin kualifikues dhe pritet të dhurojë emocione të forta për tifozët shqiptarë e zviceranë. Federata e Futbollit e Kosovës njofton se tifozët dardanë para ndeshjes do të mblidhen në “Christoph Merian Park”, duke filluar nga ora 14:00. Ky vend është përcaktuar si pikëtakimi zyrtar i mbështetësve të Kosovës, para marshimit drejt stadiumit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Le të jehojnë këngët dhe atmosfera drithëruese për kombëtaren e atdheut të shenjtë që kemi, për të marshuar të gjithë së bashku më vonë në stadium dhe për të sunduar në tribuna Dardanët me përkrahje, kurse futbollistët në fushë me rezultat pozitiv”, thuhet në njoftim. Federata apelon tek tifozët që përkrahja të jetë e fuqishme dhe e organizuar, për të krijuar një atmosferë unike në tribunat e stadiumit të Bazelit. Pas ndeshjes së sotme, përfaqësuesja e Kosovës do të përballet më 8 shtator me Suedinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” (Prishtinë). Kosova bën pjesë në Grupin B të kualifikueseve për në Botërorin 2023, së bashku me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?