FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukësi në krizë totale, mundet pastër nga Laçi (VIDEO)

Kukësi nuk di të ngrejë krye dhe tashmë e sheh veten në rrezik serioz edhe për të rënë nga kategoria. Skuadra verilindore pësoi humbjen e tretë radhazi në kampionat 2-0 ndaj Laçit.

Protagonist te skuadra kurbinase në këtë ndeshje ishte Lushkja me dy gola të shënuar. Fillimisht në minutën e 6-të, ai u ndal nga pika e bardhë nga portieri Xhika, por më pas arriti që të realizonte në vijimin e aksionit.

Sulmuesi i Laçit u bë protagonist edhe në minutën e 31-të, duke shënuar edhe golin e dytë pas një kombinimi me Harmon. Kurbinasit me këtë fitore ngjiten në vendin e tretë me 53 pikë, 2 më pak se Teuta. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?