Kukësi zyrtarizon blerjen e dytë brenda ditës, merr mbrojtësin maqedonas

Kukësi nuk di të ndalet në merkato ditën e sotme, teksa pas Kotes ka zyrtarizuar dhe afrimin e dytë. Bëhet fjalë për Antonio Ilieski-n, i cili ka firmosur për dy sezone.

25-vjeçari i lindur në Gostivar, luan si qendërmbrojtës. Ilieski ka veshur fanellën e të gjithë kombëtareve të moshave të Maqedonisë së Veriut (U15, U16, U17, U18, U19, U20, U21).

Lojtari shtatlartë është aktivizuar më parë me skuadra si Renova, Korabi i Dibrës, Tikves, Gostivarin, Makedonija dhe Euromilk GL.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi maqedonas Antonio Ilieski është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mbrojtësi 25-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ilieski vjen te Kukësi nga kampionati maqedonas ku së fundmi u aktivizua në Tetovë me skuadrën e Renovës teksa më parë ka luajtur edhe me ekipe si Korabi, Tikves, Gostivar e Makedonija GP

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Dobredojde Antonio”, lexohet në faqen zyrtare të Kukësit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?