FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kulusevski dhe Chiesa i japin Kupën e Italisë Juventusit kundër Atalantës (VIDEO)

Juventus e mbyll me trofe sezonin nën drejtimin e Pirlos. Skuadra bardhezi ka arritur që të mund 2-1 Atalantën në finalen e Kupës së Italisë, e luajtur në “Mapei Stadium”.

Ndeshja nisi më mirë për bergamaskët që ishin më të rrezikshëm, por Juventusi do të kalonte i pari në avantazh. Në minutën e 31-të, pas një rrëmuje në zonë, Kulusevski e dërgon topin në cepin e portës duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Gollini.

Atalanta do të reagonte shumë shpejt, teksa 10 minuta më pas do të gjente golin e barazimit. Ruslan Malinovskiy lëshoi një “bombë” të vërtetë që nuk u arrit të ndalej nga Buffon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fraksioni i dytë nisi me dominimin e Juventusit që ju afrua dy herë rrugës së rrjetës me Chiesa-n dhe Kulusevskin. Në minutën e 73-të, Chiesa me një aksion të bukur personal pas një kombinimi të bukur me Kulusevskin, arrin që ta dërgojë në rrjetë. Ky është trofeu i 14-t për Juventusin në Kupën e Italisë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?