Kumbulla më në fund fiton betejën me Covid-19
Lajme të mira për Romën. Verdhekuqtë më në fund do të kenë në dispozicion Marash Kumbullën, i cili ka fituar betejën me Covid-19. Ka qenë vetë mbrojtësi i Kombëtares sonë që ka zbuluar lajmin se është shëruar nga koronavirusi.
“Është koha të kthehem”, ka shkruar në një postim në Instagram mbrojtësi i Romës. Ai do të kryejë edhe njëherë vizitat mjekësore dhe më pas do të vendoset në urdhrat e trajnerit Fonseca.
Humbja 4-0 mbrëmjen e së dielës kundër Napolit, konfirmoi edhe njëherë rëndësinë e madhe që ka Kumbulla në repartin difensiv. /R.Lika-Koha Jone/