Kupa e Shqipërisë/ Hidhet shorti për gjysmëfinalet, ja çiftet
Është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, duke përcaktuar çiftet që do të luftojnë për një vend në finalen e madhe.
Dinamo është vendosur përballë Vllaznisë. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në kryeqytet, ndërsa sfida e kthimit do të luhet në qytetin e Shkodrës.
Çifti tjetër gjysmëfinal i vendosur nga shorti është Egnatia përballë Elbasanit. Në këtë takim, skuadra rrogozhinase do të jetë pritëse në ndeshjen e parë, ndërkohë që takimi i kthimit do të zhvillohet në stadiumin e Elbasanit.
Të dyja çiftet do të luhen me sistem vajtje-ardhje për të përcaktuar finalistët. Ndeshjet e para janë planifikuar të zhvillohen më 8 prill, ndërsa ato të kthimit më 22 prill.
KOHA JONË SONDAZH

