Kupa e Shqipërisë/ Tirana dhe Laçi vuajnë, kualifikohen pas 120 minutash

Tirana ka prerë biletën për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë pas një sfide të fortë dhe dramatike ndaj Skënderbeut, e cila u vendos vetëm pas kohës shtesë në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Bardheblutë, të ndryshuar ndjeshëm pas merkatos së janarit, e nisën ndeshjen me autoritet duke dominuar pjesën e parë dhe duke kaluar në avantazh falë golit të shënuar nga Mysloviç. Megjithatë, në fraksionin e dytë korçarët ndryshuan fytyrë, rritën intensitetin dhe në minutat shtesë të kohës së rregullt arritën të barazonin shifrat me Janaqin, duke e çuar sfidën në kohën shtesë.

Dy pjesët e shtesës nuk prodhuan shumë raste të pastra shënimi, me të dy skuadrat që u treguan të kujdesshme. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt penalltive, një aksion individual i Ernest hapi hapësirat dhe Tare ishte i saktë në finalizim, duke vulosur fitoren 2-1 për Tiranën dhe kualifikimin në turin tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kualifikim pas 120 minutash siguroi edhe Bylisi, i cili triumfoi 3-2 ndaj Laçit në një përballje të luftuar deri në fund, pas barazimit në kohën e rregullt. Mbrëmjen e sotme do të mësohen edhe katër ekipet e tjera që do të plotësojnë kuadrin e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?