Kupa Pavarësia, nesër zhvillohet edicioni i 6-të në Vlorë

 

Nesër, në ditën e 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, do të zhvillohet në Vlorë edicioni i 6-të i “Kupës Pavarësia”, me ekipe pjesëmarrëse në këtë turne: Flamurtari, Shkëndija e Tetovës dhe dy skuadrat e kampionatit të Kosovës, Llamkos dhe Ferronikeli.

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me bashkinë e qytetit të Vlorës, do të organizojë më 28 Nëntor “Kupën Pavarësia”, një turne miqësor në të cilën marin pjesë skuadrat shqiptare nga të gjitha trevat, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Ekipet pjesëmarrëse në këtë turne, të këtij viti janë si gjithnjë ekipi vendas i Flamurtarit, Shkëndija e Tetovës dhe dy skuadrat e kampionatit të Kosovës, Llamkos kampionia në fuqi dhe Ferronikeli fitues i Digitalb Kupa e Kosovës. Për dy skuadrat nga kampionati i Kosovës ky është edicioni i parë në të cilën marrin pjesë, teksa më herët ka qënë Prishtina që ka përfaqësuar Kosovën në këtë turne miqësor mbarëkombëtar. Turneu ashtu si dhe herët e tjera do të shohë skuadrat të ndahen nga shorti në dy cifte gjysmëfinaliste. Ndeshjet do të jenë me nga 45 minuta dhe fituesit do të përballen në finale ku edhe aty do të diskutohet trofeu brenda 45 minutave. Nga skuadrat pjesëmarrëse Flamurtari ka fituar edicionin e parë ndërsa Shkëndija të 4 që ka korresponduar me 100 vjetorin e pavarësisë së vendit. Turneu do të nisë të premten në orën 12:00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?