Kuqezinjtë gjejnë kohë për argëtim në Turqi
Sot kombëtarja kuqezi zhvilloi seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e Izraelit. Nën drejtimin e trajnerit De Biasi, lojtarët kanë marrë ngarkesën e duhur për transfertën delikate.
Më pas ata u janë drejtuar hotelit ku qëndrojnë të grumbulluar në Turqi. Përmes një fotoje të postuar në Instagram nga Andi Lila, shihet që disa nga lojtarët kuqezi kanë zgjedhur të argëtohen duke luajtur bilardo. Ndërsa të tjerët, më tutje, luajnë ping-pong.
KOHA JONË SONDAZH

