Kur Paolo Rosi vinte në Tiranë, si e solli në Shqipëri gazeta “Sport Ekspres”

Nga Uvil Zajmi

Kjo është një intervistë e pabotuar: Kur të cilën e kam realizuar, në pranverë, kur pa asnjë bisede me Poalo Rosin, më ngacmoi idea, kur mu kujtua se ai kishte ardhur në Tiranë pikërisht 20 vite më parë. M’u kujtua gjithçka, nga mikpritja ndeshja, unë arbitër (kërkoj ndjesë për “Unin”), që kam patur fatin ta arbitroja. Dhe kur papritur mësova lajmin se në moshën 64 dje kishte ndërruat jetë pas asnjë sëmundje të rëndë sigurisht me erdhi keq, sipër çdo njeri, të njohur apo jo, në të tilla raste. Iu riktheva intervistës të lënë në një kënd, një intervistë me mikun, shokun dhe gazetarin e njohur Fatmir Mneri, Gëzim Nushin, mikun e vjetër që me të tre me lidh një miqësi e hershme. Si e solli gazeta Sport Ekspres, Nikoll Lesi, Paolo Rosin në Tiranë. Kur Edi Rama Kryetar Bashkie, u angazhua për ta pritur në Rinas “Topin e Artë”, kampionin e botës.

Mneri si lindi idea?

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ka qenë një iniciativë e Sport Ekspres, e Gëzim Nushit, atëherë shef i sektorit të jashtëm në Gazetën “Sport Ekspres”, ide që u mbështete nga i gjithë stafi me në krye Nikoll Lesin, unë, në atë periudhë K/redaktor i “Sport Ekspres”, Mikel Jankun etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nisin kontaktet por ka vështirësi?

Duhet të ketë qenë muaji qershor, apo korrik kur filluam kontaktet. Kishte vështirësi në komunikim, me telefon fiks dhe fakse, pa celularë. Ishte një grua e sektorit të Federatës italiane, për të tilla evenimente, Nikoleta Kapuco quhej. Kishte problem në pagesa pasi kushtonin e duhet t’i paguanim edhe udhëtimin e brendshëm për në Romë ku edhe u grumbulluan, për të ardhur në Tiranë. Problemi qëndronte në konfirmimin, ditë pas dite plot ankthe, pasi një ditë më thonin ky nuk vjen, ky nuk vjen, ai vjen, pra kisha frikë se po dështonte gjithçka. Po humbisnim kampionët, sigurisht Paolo Rosin më kryesorin. Kisha përgatitur, edhe posterin me Paolo Rosin në ballë, mendoni nëse ai nuk do të vinte. Dhe në minuta, çaste emocioni, kur Nikoleta më thotë se nuk do të vijë, nuk e mbaj mend se për cilin, ndërsa Paolo Rosi do të vijë. Kaq më mjaftoi për tu mbushur thellë me frymë. Kujtoj se kur dolën në fushë, I them Poalo Rosit: A mund të bëjmë një foto bashkë? “Tu sei la mia scommessa” I them dhe pasi qeshëm realizuam foton që e kam një kujtim të bukur.

Dhe del Posteri që habiti shqiptarët?

Pak e kanë ditur dhe informuar se cfarë po organizonte gazeta Sport Expres në atë fund viti. Vetëm kur e kanë parë posterin të gjithë e kuptuan. Ka qenë 30 tetori I vitit 2000, kur skuadra komëbatre Over 35 e Italisë do të vinte në Tiranë, për një takim miqësore me bashkemoshatarët shqiptarë, që ishte hera e parë që një ngjarje e tillë organizohej në kryeqytetin tonë.

Interesohet edhe Edi Rama, që jep mbështetje?

Edi Rama, ish-Ministër i Kulturës morra një takim e informova dhe ai dhe viston menjëherë. Më pas ai u zgjodh Kryetar Bashkie, por interesimi i tij vijoi deri ditën që erdhën. Për organizimin e këtij aktiviteti ndihmoi Mirjan Hakani, dhe Ardian Fullani, Drejtor në atë kohë i Bankës Italo-Shqiptare, ndërsa për akomodimin e tyre, në 15-katësh, ndihmoi edhe Nine Shkurti atëherë Drejtor Administrator. Gjithashtu Llaq Glina sponsorizoi ujin, ndërsa Coca Cola me vuri ën dispozicion 5 bileta udhëtimi. Nn Rinas erdhën mjaft pasionantë, kuriozë, ne organizatorët, vetë Z. Rama, Z. Lesi, fotografe, gazetarë, etj. Qëndrimi tyre as 24 orë, erdhën në mesditë, zhvilluan ndeshjen dhe të nesërmen paradite u larguan me linjën Alitalia Tiranë Romë. Pas ndeshjes për to u shtrua një darkë.

Vijmë tek ndeshja, një stadium i mbushur, gra, fëmijë, familje?

Ndeshja u luajt në mbrëmje, një stadium i mbushur pasi ishte koha që në mjedise të tilla mungonte spektatori. Familjarë, gra, fëmijë, të gjithë në stadium për të parë Italinë ish-kampione bote, e mbi të gjitha Paoalo Rosin, për nga fama që kishte. Ka qenë një festë e jashtëzakonshme. Skuadra jonë u grumbullua në Qëndrën Sportive Dinamo dhe trajner ishte Shyqyri Rreli. Hyrja ishte e lirë në stadium përjashto vetëm tribunën qëndrore me bileta.

Një takim i rrallë, si asnjëherë më parë?

Bëhej fjalë për një ndeshje simbolike Shqipëri-Itali Over 45. E rrallë për kohën, ishte hera e parë që në Shqipëri vinte kombëtarja e Italisë pas asaj U 21 një dekadë më parë. Por, kjo ishte ndryshe.

Si përfundoi ndeshja?

Në barazim 2-2. Paolo Rosi humbi edhe një penallti në pjesën e dytë ja priti Musta. Ndeshja pati jehonë edhe në Itali, kujtoj që u fol për këtë takim.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?