FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kursi i video-analistit në FSHF, një mundësi për të mësuar një profesion të ri!

Për pak ditë do të startojë kursi i radhës për video-analistë futbolli, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kursi që do të udhëhiqet nga drejtuesi i Departamentit të Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit në FSHF, Alarico Rossi dhe do të zhvillohet në datat 19-24 prill në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë.

Ky do të jetë edicioni i tretë, ndërkohë që interesi ka qenë i lartë për këtë figurë, që po bëhet gjithmonë e më shumë i rëndësishme për stafin e një klubi në futbollin modern. Edhe në vendin tonë po shohim frytet e para të punës së Federatës së Futbollit, me video-analistë në klubet e Kategorisë Superiore, por edhe në ekipet kombëtare të moshave.

Një nga pjesëmarrësit e kursit të kaluar, Edon Beliu, ka nisur tashmë aventurën e tij të re si video-analist i ekipit Kombëtar U-17. Ai rrëfen në një video-mesazh për FSHF.org eksperiencën e tij dhe faktin se sa i rëndësishëm është ky rol për stafin teknik të një klubi futbolli. Edoni është personi i cili bën kërkime, mbledh, analizon dhe siguron të gjitha llojet e informacionit e statistikat për stafin e tij dhe lojtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jam Edon Beliu, video-analist i ekipit Kombëtar U-17 dhe gjithashtu një nga pjesëmarrësit e kursi të fundit të organizuar nga FSHF. Doja të bëja një prezantim të kursit të radhës, që nis më 19 prill dhe zgjat deri më datë 24 prill.

Swiss Digital Mobile Reklama

Video-analisti është një rol i ri, që po përfshihet kudo nëpër stafet e klubeve në mbarë botën, por edhe në vendin tonë dhe është një mundësi shumë e mirë për të mësuar një profesion të ri, sidomos për të apasionuarit pas futbollit, e të cilët duan të futen më në brendësi të këtij sporti dhe të mësojnë rreth teknologjive të reja që përdoren, analizave taktike, analizave të kundërshtarit, statistikave dhe shumë tema të tjera për të cilat do të diskutohet në kurs. Gjëra që na bëjnë ta adhurojmë akoma më shumë këtë sport”, thotë Edon Beliu, video-analist i ekipit Kombëtar U-17.

Në planet e Federatës për sezonet e ardhshme është përcaktuar përfshirja e video-analistit në të gjitha stafet e Kategorisë Superiore. Video-analisti është një figurë e pranishme në të gjithë stafet e nivelit profesionist në futbollin ndërkombëtar dhe që luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në çdo klub.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?