Kush do e zëvendësojë De Biazin, FSHF i vë syrin legjendarit brazilian (Emri)
Federata Shqiptare e Futbollit e ka ndarë mendjen që pasuesi i De Biazit në krye të kombëtares do të jetë një trajner me emër të njohur në arenën ndërkombëtare.
Situata e Roberto Karlosit megjithatë është disi e komplikuar pasi para disa ditësh ai ka gjetur akordin për t’u bërë trajneri i një skuadre të re në Australi, Sauth Melburn. Kjo skuadër pret vetëm licencën nga Federata Australiane e Futbollit për të luajtur në kategorinë elitare Liga A.
Gjatë karrierës së tij si trajner, Roberto Karlos ka drejtuar skuadrat e Anzhit, Sivasporit, Akhisar Beledijesporit dhe së fundmi në sezonin 2015-2016 indianët e Delhi Dinamos./panoramasport
KOHA JONË SONDAZH

