“Kush s’do të donte të luante me Bayernin?”, reagon agjenti i Hakimit për zërat
Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se Bayern Munchen interesohet për Achraf Hakimin, anësorin e djathtë të Interit. Marokeni cilësohet i pashitshëm nga kampionët e Italisë. Agjenti i 22-vjeçarit, Alejandro Camano ka folur për Goal.com rreth këtyre zërave.
“Nuk e di nga kanë dalë këta zëra, por nuk do surprizohesha për interesimin e Bayernit. Unë po u them që askush nga kampi gjerman nuk ka kontaktuar me mua, asnjë bisedë nuk është kryer. Achraf është shumë i lumtur tek Interi dhe nuk mendon për asnjë klub tjetër.
Por, cili është ai që nuk do të donte të luante me Bayernin?”, deklaroi agjenti i mbrojtësit maroken, që ka zhvilluar një sezon fantastik deri më tani te skuadra e Interit, duke e ndihmuar në fitimin e titullit kampion.
KOHA JONË SONDAZH

